Top News - Avokatët, tarifat e reja/ Rriten çmimet për proceset në GJKKO

  • 3 years ago
Botohen në Fletoren Zyrtare të muajit shtator tarifat e shpërblimit për avokatët, pas udhëzimit të fundit të Ministrisë së Drejtësisë. Kësisoj kanë ndryshuar tarifat e shpërblimit të avokatëve që thirren nga gjykatat për rastet kur të pandehurit nuk kanë mundësi financiare për t?i paguar.
Sipas vendimit të publikuar në dokumentin zyrtar të shtetit, Avokati mbrojtës që caktohet nga gjykata përzgjidhet nga lista e vënë në dispozicion e këshillit drejtues të Dhomës të Avokatëve, ndërsa shpenzimet për mbrojtjen bëhen nga shteti.

Në fakt kanë qenë dy ministri që punuan udhëzimin e përbashkët. Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe ajo e Financave Anila Denaj propozuan dhe në fund u miratuan kriteret e përfitimit të pagesave dhe tarifat e shpërblimit për avokatët që ofrojnë ndihmë juridike dytësore.
Udhëzimi i ri përfshin për herë të parë tarifën për krimet që do të gjykohen në Gjykatën e Posaçme për Korrupsion dhe Krim të Organizuar. Avokatët mbrojtës të shtetit për këtë shërbim do të shpërblehen 96 mijë lekë.

Kjo është tarifa më e lartë krahasuar me udhëzimin e vitit 2005, ku tarifa prej 80 mijë për ndihmë juridike në gjykatën e Shkallës të Parë, parashikohej për krime me dënim deri në 5 vjet.
Tarifë shtesë është edhe ajo me vlerë deri në 60 mijë lekë për krime që parashikojnë dënim dënim mbi 10 vjet burgim në shkallën e parë të Gjykatës e Posaçme për Korrupsion dhe Krim të Organizuar. Është shtuar edhe shpërblimi me vlerë 80 mijë lekë për avokatët për ndihmën juridike për krimet mbi 10 vjet burgim në Gjykatën e Rrethit.

Udhëzimi i mëparshëm parashikonte se tarifa 80 mijë lekë zbatohej kur ofrohej mbrotja për krimet me dënim mbi 5 vjet në Gjykatën e Rrethit. Ndryshimet përjashtojnë pagesat për avokatët për krime me dënim deri apo mbi 5 vjet. Në udhëzimin e ri tarifa prej 30 mijë lekë dhe 80 mijë lekë do të jetë për ofrim të ndihmës juridike për gjykimet e Shkallës të parë, për krime me dënim deri apo mbi 10 vjet burg.

Udhëzimi përcakton edhe procedurat që duhet të ndiqen nga avokatët për përfitim të shpërblimit për shërbimin e ofruar, që nga paraqitja e formularit, numrit të llogarisë bankare, faturën tatimore dhe raportit përfundimtar të punës të kryer.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow T...

Recommended