Wake Up/ Afrim Krasniqi: Paradoksi i një parlamenti me deputetë që votojnë nga plazhi

  • 3 years ago
Cili është produkti i parlamentit gjatë pandemisë? Si i ushtron funksionet e tij kushtetuese Parlamenti? A po e kontrollon Qeverinë? Cilët janë deputetët më aktivë (efektivë) dhe ata jo aktivë? Cilët janë deputetët më përfaqësues dhe ata ?të heshtur?? Si voton mazhoranca dhe opozita në parlament? Cilat janë arritjet dhe dështimet kryesore të sesionit aktual?
Sipas raporti të fundit monitorues të Institutit të Studimeve Politike, janë 27 deputetë që nuk kanë folur në asnjë nga seancat parlamentare të periudhës janar-korrik 2020. Ajo që bie në sy është interesi i ulët për të marrë pjesë në diskutimin parlamentar të deputetëve që vijnë nga bota e biznesit, por dhe e disa ish-ministrave socialistë, të cilët, edhe pse janë aktivë në komisionet parlamentare, u mungojnë diskutimeve në seancën plenare. Raporti nënvizon ndër të tjera se opozita e re në Kuvend nuk ushtroi funksionin opozitar. Presidenti ktheu numër rekord ligjesh mbrapsht ndërsa Parlamenti nuk e përmbushi detyrën e vet si kontrollor i Qeverisë. Afrim Krasniqi, Instituti i Studimeve Politike, i cili ka kryer dhe monitorimin e parlamentit gjatë pandemisë tha se parlamenti vetë nuk i ka ushtruar pjesën më të madhe të funksioneve të tij kushtetuese, të kontrollojë qeverinë dhe tu përgjigjet nevojave të qytetarëve. "Ne më shumë kemi parë konsum politik sesa një parlament funksional. E dini çfarë ndodh që nga marsi që është mbledh parlamenti pas pandemisë në parlamentin tonë; ndërkohë që votojnë diskutojnë 3-4 orë ligje që ndërkohë i kanë votuar. Ndërkohë që procedura është që votimi bëhet në fund. Kjo i humb komplet kuptimin debatit parlamentar. Kjo krijon një paradoks të madh. "- tha ndër të tjera në analizën e tij Afrim Krasniqi.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended