Top News - Venecia, Regata Storica mbahet pavarësisht pandemisë

  • 3 years ago
Në Venecia të Italisë, është mbajtur e famshmja Regata Storica, që tërhoqi me qindra njerëz ndërkohë që barkat lundronin përgjatë kanalit të madh.


?Është më pak e gëzueshme këtë vit?, thotë Marina, një banore e qytetit, duke shtuar sidoqoftë se, ?është gjithsesi e bukur?.

Pjesëmarrësit dhe spektatorët ishin të shumtë por kujdesi i shtuar për shkak të pandemisë së koronavirurit, ishte i dukshëm. Edhe turistët e ardhur nga vende të tjera, e pëlqyen eventin, dhe u shprehën se ndiheshin të sigurt.

?Erdha këtë vit sepse prej kohësh doja të bëhesha pjesë e regata-s. Dhe zgjodha ta bëja tani sepse fatkeqësisht, për shkak të Covid-it, do të kishte më pak njerëz dhe dunë do ta shijoja më shumë?.

Kishte më pak barka se vitet e shkuara në këtë event, por sidoqoftë, gjithçka ishte e bukur për vizitorët.

Gara historike është një nga eventet kryesore të përvitshme në Venecia. Ky sport unik është praktikuar në lagunën veneciane prej mijëra vitesh dhe është i famshëm për paradën spektakolare që i paraprin garës.

Në të marrin pjesë barka tipike të stilit të shekullit 16, me gondolierët të veshur në kostumet e epokës. Gjithçka është një inskenim i paharrueshëm dhe thuajse real i të shkuarës historike të një prej republikave më të fuqishme dhe me më shumë ndikim të kohës, në Mesdhe.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Venecia#RegataStorica#TopChannel

Recommended