Top News - Vonesat për Vettingun/ Del raporti me defektet e vlerësimit

  • 3 years ago
Komiteti Shqiptar i Helsinkit në një raport mbi ecurinë e procesit të vettingut përgjatë periudhës Nëntor 2019-Korrik 2020, thekson se për shkak të specifikave dhe teknikaliteteve të tij, vijon të jetë një proces shumë i rëndësishëm për vendin, por dhe i vështirë dhe me ngarkesë të lartë për institucionet e vettingut.

Në tërësi, Komiteti Shqiptar i Helsinkit vlerëson se pavarësisht sfidave, ngarkesës dhe volumit të lartë të veprimeve procedurale dhe hetimore që shoqërojnë këtë proces, ritmet e procesit të vettingut, duhet të jenë më të larta, veçanërisht në shkallën e parë të vettingut që realizohet nga trupat e KPK-së.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit shton se, në përbërje të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit janë 12 Komisionerë, të cilët shqyrtojnë në trupa të përbërë nga 3 anëtarë, çka mundëson dhe krijimin e trupave paraelele. Ndërkohë që në përbërje të Kolegjit të Posacëm të Apelimit janë 7 gjyqtarë, të cilët shqyrtojnë në trupë gjykimi të përbërë nga 5 anëtarë, çka nuk mundëson shqyrtimin në mënyrë paralele të çështjeve.

Në raport thuhet se bazuar në përmbajtjen e vendimeve të studiuara sa i takon kriterit të pasurisë, Komiteti vlerëson se ka nevojë për një unifikim të metodologjisë së ndjekur nga trupat gjykuese të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për mënyrën se si realizojnë analizën financiare. Në disa prej rasteve të konfirmimit të subjekteve në detyrë, vendimi nuk pasqyron në mënyrë të plotë, me pasqyrat përkatëse, analizën financiare.
Kriteri i pasurisë vijon të jetë në mënyrë të dukshme dhe mbizotëruese kriteri që ka penalizuar subjektet e shkarkuara nga institucionet e vettingut. Në pjesën arsyetuese të vendimeve është pasqyruar gjerësisht hetimi administrativ i realizuar nga institucionet e vettingut lidhur me këtë kriter, i fokusuar në vërtetësinë e deklarimeve të realizuara nga
subjektet dhe personat e lidhur, përmbushjen e detyrimeve, ligjshmërinë e burimit të të ardhurave, evidentimit ose jo te fshehjes së pasurisë, konfliktit të interesit, etj.
"Edhe në vendimet që paraqesin pasqyrat përmbledhëse respektive pak të detajuara ose të detajuara plotësisht, mungon një rend kronologjik dhe i unifikuar i ndjekur për realizimin e analizës financiare. Mungesa e rendit kronologjik apo edhe e elementëve të caktuar përgjatë analizës financiare (në përmbajtjen e vendimit), e bëjnë të pamundur kuptueshmërinë e kësaj analize nga lexuesi, në mënyrë të pavarur nga analiza e reflektuar nga komisioni", thuhet në raport.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Su...

Recommended