Saga e jetëve legjendë 2/ Nga Aleksandri i Madh te Lenini, libri që Arjan Konomi shkroi në Vuno

  • 3 years ago
Arjan Konomi gjate gjithë kësaj kohe ishte i izoluar ne Vuno. Duke bërë nje punë jashtë asaj që ne jeni mësuar ta shohim, por gjithmonë duke u marrë me shkrimin, meditimin, qetësinë shpirtërore dhe mendore.


Një Sagë e Dytë me personazhe po aq interesantë sa i pari. Përse vendose te shkruash një libër tjetër?

Jetona, kur bera librin e parë i vendosa emrin Saga, pikërisht me këtë ide. Janë histori të cilat nuk përfundojnë kurrë. Zgjodha pesë personazhe të tjerë, për të sjellë jetët e tyre, epokat në të cilat jetuan.

? dhe këto personazhe janë Vladimir Lenin, Mata Hari, Luigji XIV, Mari Kyri dhe Aleksandri i Madh. Pse ke zgjedhur këta?

Eshtë një rrugëtim në shekuj. Është e shkëlqyer Mari Kyri, është nje shkencëtare që te gjithë e njohim. Ka marrë çmimin Nobel, por dimë shumë pak për jetën e saj. Mata Hari, një femër që simbolizon spiunazhin botëror. Zgjodha Leninin, sepse kishte shumë paqartësi e të pathëna. Është Luigji XVI, Mbreti Diell, i cili krijoi absolutizmin. Ndonjëherë historia keqkuptohet. Janë heronj revolucionarë ata qe shndërrohen në kriminelë dhe kriminelë ata që ne nje farë mënyre mund të jene njerëz të pafajshëm.

Gjatë kësaj kohe që jeni marrë me librin ju keni qenë edhe një fshatar i denjë, duke u marrë më bujqësi, duke u shkëputur nga jeta e qytetit, apo jo?

Ka qenë një pasion midis natyrës, detit, shkrimit, meditimit, pemës së ullirit, bujqësisë, kopshtarisë.
Dhe le ta mbyllim me shprehjen tuaj hapëse të librit; ?Nëse ka njerëz që si unë, duan te ushqejnë mendjen e shpirtin, kështu qoftë!

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Saga#ArjanKonomi#TopChannel

Recommended