Qeveria me propozim ligj për policinë komunale, funksionimi pritet nga viti i ardhshëm

  • 3 years ago
Vitin e ardhshëm pritet të kemi policë komunalë. Ata duhet të punojnë nën kompetencat e pushteteve lokale dhe të bashkëpunojnë me inspektorët komunalë dhe eko-patrullat. Të njëjtit do të kenë detyrim t'i ndëshkojnë qytetarët që hedhin mbeturina në mes të rrugës, i lënë mbeturinat aty ku nuk duhet, krijojnë deponi ilegale, djegin goma, shkatërrojnë kontejnerë, më pas, ata që parkojnë gabimisht, që uzurpojnë hapësirë publike, ndërtojnë ose shesin në mënyrë të paligjshme. Policët komunal do të mund të ndëshkojnë nëse dikush lëshon muzikë me zë të lartë, dhe madje mund të ndëshkojnë për ngasje të makinës në shëtitore. Për momentin, nëse një inspektor ju kap duke hedhur mbeturinë në tokë e jo në kosh plehrash, nuk mund t'ju dënojë, kurse policët komunal do të kenë detyrë të tillë.

Recommended