Vrasja e Eglantinës, burg për babë e bir! Shkëlzen Buci sillet forcërisht në seancë, i ati buzëqesh

  • 3 years ago
Vrasësit gjakftohtë babë e bir, Faik dhe Shkëlqen Buci do të qëndrojnë në burg. Gjykatësi Lazer Sallaku ka dhënë gjatë seancës së sotme masën "arrest me burg" për babë e bir, të cilët vranë 23-vjeçaren Eglantina Buci, vajzës së shtëpisë. Ata janë shfaqur të dy në gjykatë, me një pamje aspak të shqetësuar dhe të ftohtë, madje i ati i viktimës edhe ka buzëqeshur para kamerave .

Në të njëjtën kohë Faik Buci është bezdisur nga prania e mediave aq sa i është drejtuar se çfarë kërkonin aty duke dashur t'i largojë.Media është lejuar të hyjë vetëm në fillim para nisjes së seancës, pasi gjyqi u zhvillua pa praninë e tyre. Prokuror i çështjes Artan Lulo kërkoi "arrest me burg" masë që u miratua nga gjykatësi Lazer Sallaku.

Edhe pse u dënuan asnjëri prej të tyre, as Faik dhe as Shkëlzen Buci nuk kanë pranuar vrasjen e ndodhur 8 vite më parë. Gazetari Merin Maçi raporton se vëllai i viktimës, Shkëlzen Buci është sjellë forcërisht në gjykatë pasi ai ka refuzuar të marre pjesë duke qenë se nuk ka pranua ngjarjen dhe është shprehur se nuk ka dijeni për fatin e të motrës.

Edhe avokati i tyre, Arben Gramo tha se kontakti i fundit që Faik dhe Shkëlzen Buci kanë pasur me 23-vjeçaren ka qenë në 2009.

Babai vrau vajzën e tij Elgantina Buci, 23 vjeçe, pasi nuk pranoi bashkëjetesën e saj me një djalë. Ishte i vëllai që qëlloi mbi të motrën e një plumb në kokë dhe më pas e kanë varrosur në zonën e Malit me Gropa.

Shkëlzeni është i arrestuar si person i dyshuar për tentativën e vrasjes së aktorit Mishel Prela pranë gjimnazit ?Partizani? në Tiranë dhe po vuan dënimin me 13 vite burg.

Ndërsa Faik Buci duke fshehur krimin dha para policisë versionin se vajza e tij ishte punonjëse seksi në Turqi dhe ishte rrëmbyer nga një grup i rrezikshëm. Përballë këmbënguljes së oficerëve për ta hetuar çështjen, babai ka mohuar të bijën.