Marrëveshja për detin/ Idrizi për Report Tv: Shqipëria të mos lëshojë më pe ndaj Greqisë

  • 3 years ago
I ftuar për datën e zgjedhjeve në Presidencë, Shpëtim Idrizi dërgoi te Meta shqetësimin për marrëveshjen e detit. Në një intervistë për Report TV, Idrizi liston disa prej emrave që duhet të zgjedhë kryeministri Rama në ekipin negociator. Kreu i PDIU kërkon nga Kryeministri Edi Rama të mos lëshoj më pe ndaj Greqisë.

Dy ditë më parë ai ia shprehu edhe Presidentit Ilir Meta shqetësimin për deklaratat e Greqisë se do të zgjerohet 12 milje në detin Jon.

Për kreun e PDIU, Shpëtim Idrizi Shqipëria është në pozita të vështira përballë Greqisë, pasi mungojnë garantët e sovranitetit siç është Gjykata Kushtetuese. Akuza hedh ndaj kryeministrit Rama, i cili sipas Idrizit po vepron në dëm të interesave të vendit.

?Është e papranueshme dhe në dëm të interesit dhe integritetit kombëtar pranimi nga qeveria shqiptare i deklaratave të Greqisë se do të zgjerohet me 12 milje. Dhënia me fuqi të plotë i dy ishujve  do të na kushtojë kur të rinisim negociatat për zonat ekonomike, sepse vërtet Greqia nuk do të na hyjë kodra pas bregut siç thotë kryeministri mbi ne, por do të jenë kufiri fundor nga i cili do nisen për të përcaktuar zonat ekonomike dhe prapë Shqipëria do të ngushtohet?,  tha Idrizi.

Sipas Idrizit, qeveria shqiptare ka lëshuar pe vazhdimisht ndaj palës greke, për shkak të vetos që e kjo e fundit i vendos integrimit të Shqipërisë.

Recommended