Shfrytëzimi i Ujmanit nga Serbia/ Projekti nga Bankës Botërore dhe marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë

  • 3 years ago
Në marrëveshjen e Washingtonit, Kosova pranoi që ta përfshijë resursin më të madh ujor, Liqenin e Ujmanit për shfrytëzim të përbashkët me Serbinë.


Marrëveshja thotë se të dyja palët do të pajtohen të punojnë me Departamentin Amerikan të Energjisë dhe subjektet e tjera të Qeverisë amerikane në një studim fizibiliteti, me qëllim të përdorimit të përbashkët të Liqenit të Ujmanit, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë.?

Por, si do ta shfrytëzojë Serbia Ujmanin e Kosovës, nuk dha detaje Kryeministri.

?Por, cila është e vërteta e Ujmanit, kush e inicioi projektin, kush pagoi për të dhe çfarë rëndësie ka për Kosovën??

Top Channel ka biseduar me inxhinierin e ish- Organit Krahinor për Hidro- Ekonomi që tregon se projekti është realizuar vetëm për nevojat e Kosovës me ndihmën e Bankës Botërore dhe për këtë Kosova ka të gjitha dokumentacionet e nevojshme.

Ujmani ka sipërfaqe prej 12 km katror, 80 për qind e të cilit gjendet në territorin e Kosovës.

E uji i tij përveç për furnizimin e disa qyteteve për pije, është jetik për ujitjen e tokave dhe industrinë. Interesat e Serbisë mbi këtë liqe ishin zbardhur kohë më parë.

Madje në shtator të 2018-ës, Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç kishte vizituar atë ku kishte thënë se Ujmani është një liqe me rëndësi të madhe për serbet dhe shqiptarët, duke shtuar se duhet gjetur një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosovo#Serbia#TopChannel

Recommended