Basha ankohet për krizë, sekretarët e PD ndajnë dhjetëra mijëra euro fitim me kompanitë e tyre

  • 3 years ago
TIRANË- Një ditë më parë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dha alarmin se në Shqipëri po bëhet gjithnjë e më vështirë për të bërë biznes dhe kriza është shtrirë në çdo hallkë të ekonomisë. Më katastrofike përshkruhet situata nga paraardhësi i Bashës, Sali Berisha. Por, në një kohë kur Berisha-Basha ankohen për krizë ekonomike, Sekretari i Organizativ i Partisë Demokratike, Sahit Dollapi, ndan divident (fitim) të konsiderueshëm me kompaninë e tij ONYX, me nipt ?L62130005H?, me të cilën ka marrë edhe para publike. Nga një dokument i siguruar nga Shqiptarja.com, Sekretari i Organizativ i PD, në datën 1 korrik të 2020, ka ndarë rreth 60 mijë USD fitim. (Gjatë qeverisjes së PD-së Dollapi ka mbajtur poste si drejtor i Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, drejtor i KESH dhe në fund administrator i CEZ, ku i vuri vetes rrogë 5 mijë euro në muaj).

ONYX, në pronësi 100 % të Sahit Dollapit, ushtron veprimtari në fushën e mirëmbajtjes së ujësjellës-kanalizimeve, zhbllokimit të pusetave, dedektimit të rrjedhjes së ujit, në fushën energjike, të transportit etj., pikërisht në ato fusha që Dollapi ka drejtuar gjatë qeverisjes së PD.