Ditet e Trashegimise Kulturore ne Tirane - (26 Shtator 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Aktiviteti ?Ditët e Trashëgimisë Kulturore? çel nesër fillimin e projektit të tij, ?Kthim në Identitet?. Ky aktivitet ka disa vite që zhvillohet në Shqipëri dhe është një iniciativë e Këshillit të Europës. Ky organizim, bëhet në një ditë të veçantë në çdo shtet dhe prej kësaj vjen dhe si koncept ?Ditët e Trashëgimisë Kulturore Europiane?. Në Shqipëri ky aktivitet, pas Voskopojës dhe Durrësit, tani vjen në Tiranë, me projektin ?Kthim në Identitet?.

Në këtë projekt, i cili fillon nesër, do të përfshihet vendosja e dy topave luftarakë në hyrjen kryesore të godinës së kryeministrisë. Këto armë luftarake, janë të shekullit të XVIII dhe njëri prej tyre është prej bronzi. Më pas aktiviteti do të vazhdojë, me inaugurimin e rikonstruktimin e ministrive. Do të hapet një ekspozitë me 400 kartolina të Tiranës së vjetër në vitet 20-30, të marra nga koleksionet Lame, Xharo dhe Xhitoni.

Gjithashtu edhe një ekspozitë e fotografit Zhani Terpini, do t?i bashkëngjitet së parës me Tiranën në ditët e sotme. Një rol shumë të rëndësishëm në këtë aktivitet, do të ketë Garda e Republikës, e cila do të paraqitet me tre veshje të ndryshme dhe që do të paraqesë gjithashtu mbi 30 veshje të ushtrisë shqiptare që nga viti 1920 deri 1970./tvklan.al

Gazetare ? Fjodora Fjora


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended