Top News - Ish-deputeti Boçi/ ‘Qeveria nuk i rindërtoi shkollat’

  • 3 years ago
Luçiano Boçi, ish-deputet i Partisë Demokratike, akuzon qeverinë se nuk i ka ndërtuar shkollat e premtuara për vitin e ri shkollor 2020-2021. Në një deklaratë për mediat nga Shijaku, Boçi thotë se Rama premtoi 143 objekte mësimore gati për në shtator, por sot fëmijët do të bëjnë mësim në kushte skandaloze me 4 turne.

Dhe jo vetëm këtu në Shijak, por kudo ku kemi qenë kemi faktuar pikërisht këtë mashtrim dhe 400 nxënësit e këtyre dy shkollave janë detyruar të shkojnë në një shkollë tjetër, shkolla ?Muharren Dollaku? e cila nuk ka kapacitete. Janë gjithsej 9 klasa, pretendohet që mësimi të bëhet me turne por edhe me turne nuk mjafton.
Në këto kushte nuk mund të flitet për protokolle sigurie, për masa sigurie sepse nuk i sigurohet as transporti, me opsionin tjetër për të ikur 6 km larg dhe as paketa të tjera financiare për përballimin e maskave apo të elementëve të tjerë të protokolleve të sigurisë. Dhe kjo është situata e arsimit sot, kjo është situata e qeverisjes, arsim në rrënoja, qeverisje e shkatërruar pavarësisht premtimeve mashtruese të Rames.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#LucianoBoc#Shijak#TopChannel

Recommended