Cfare ndodh ne Minsk perpara protestave

  • 3 years ago
14 vite më parë kur ndiqja Kombëtaren e Futbollit për një ndeshje këtu në Bjellorusi, shoferi i taksisë që më çonte nga aeroporti në kryeqytetin Minsk ma ilustroi kështu situatën politikë ekonomike dhe sociale në vend. ?Italian mafia ? Lukashenko mafia?. Por në vitin 2006 Minsku ishte qytet i qetë në sytë e nje të huaji. Njerëzit i shikoje të shpejtonin në punë gjatë ditës, ndërsa mbrëmjeve lokalet ishin plot?, raporton nga Minsku gazetari i Tv Klan , Erjon Todhe.

Çuditërisht, përkundër atyre çka raportohen në mediat ndërkombëtare, Minsku vazhdon të jetë një qytet i qetë. Protestat organizohen vetëm në fundjavë dhe në qytet nuk ka asnjë shenjë. Por nuk mohohet fakti që bjellorusët kanë dalë në rrugë prej ditësh duke protestuar pas zgjedhjeve presidenciale të cilat i fitoi sërish Lukashenko.

Sipas vendasve, protestat bëhen çdo 5 vjet, dhe kjo përkon me periudhën pas zgjedhjeve. Por kësaj here thuhet se janë protestat më të forta të bëra ndaj regjimit të Lukashenkos.

Ato çka ndodhin këtu janë kthyer në shqetësim ndërkombëtar. Kërkohet stabilitet, madje edhe dhe OSBE është ofruar të jetë ndërmjetësuese mes palëve. Kryeministri Rama dhe ministrja e Jashtme e Suediseësi pasuese e tij në krye të OSBE, kanë lëshuar disa herë sinjale zyrtare dhe jo.

Opozita thotë se kandidatja e saj Tsikanovskaja ishte fituese në zgjedhjet e fundit dhe për shkak të protestave Lukashenko deklaroi se do të bëjë referendum popullor për ndryshime në Kushtetutë.

Pritet se çfarë do të ndodhë në protestën e radhës, por nuk ka ende një njoftim nëse do të ketë një të tillë.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended