Hotelet e Vlorës kërkojnë punëtorë të huaj/ Bedinaj: I kemi shkruar Ramës! Sezoni turistik jo i keq

  • 3 years ago
VLORË- Hotelet dhe restorantet në Vlorë po kërkojnë të rekrutojnë punëtorë të huaj.  Kreu i operatorëve turistikë, Vasil Bedinaj deklaroi se i kanë shkruar kryeministrit Edi Rama për krijimin e kushteve të përshtatshme në mënyrë që të vijnë punonjës hotelerie nga jashtë vendit.

"Ne bëjmë shumë sondazhe dhe notën negative e marrim tek shërbimi. Kjo do të thotë se kemi nevojë për punonjës të kualifikuar", tha ai.

Sipas tij, pavarësisht bashkëpunimit me zyrat rajonale të punësimit oferta është më e ulët se kërkesa ndaj do të ishte e udhës lehtësimi i procedurave për punësimin e shtetasve të huaj.

"Nëse nuk marrim masat për të rritur cilësinë e shërbimit do shkojmë në kolaps ndaj kemi kërkuar lehtësira për mbërritjen e punëtorëve nga jashtë vendit", theksoi Bedinaj.

Ky sezon edhe pse ishte parashikuar shumë i vështirë për shkak të pandemisë, duket se nuk ka qenë i tillë. Gjatë muajtit korrik dhe gusht numri i turistëve ka qenë i lartë. Por edhe prenotimet vazhdojnë edhe për shtatorin.

"Të jemi realist numri i turistëve i kaloi pritshmëritë tona. E kishim llogaritur në masën 40 për qind por shkoi në 50 për qind të numrit të turistëve që kishim një vit më parë. Me rritje më të madhe në korrik dhe gusht", tha ai.

Recommended