Publikohet dorëshkrimi origjinal i Nënë Terezës: Zemra jeme ka ni dishir të madhe me ardh në Shqipni
  • 3 years ago
TIRANË- ?Unë ja kam dhan besën a shqiptarit Zotit me prue dashni and pagje mbi gjithë botën?. Me këto fjalë në gjuhën shqipe, shenjta Terezë do t?i drejtohej 31 vite më parë, në 29 tetorin e 1989-s, Presidentit të kohës, Ramiz Alia.

Në Qendrën për Hapje dhe Dialog u prezantua sot për herë të parë në kuadër të 4-vjetorit të shenjtërimit të Shenjtës Terezë (5 shtator 2016 në Vatikan), letra e saj në origjinal e shkruar me disa fragmente në gjuhën amtare, nën praninë e kryeministrit Edi Rama dhe studiuesve të historisë dhe përfaqësuesve fetarë.

Shenjta Tereza e vizitoi për herë të parë Shqipërinë në gusht të 1989-s, e mbaj mend sesa shumë emocion, përzier me kuriozitet të madh, kishte zbarkimi i saj në Tiranë dhe pse mundësia për ta ndjekur pas në hapat e saj nuk është ajo që është sot. Të gjithë ishim krenarë dhe shumë të përfshire nga ajo vizitë?, thotë ndër të tjera kryeministri Edi Rama, teksa e cilëson si një sukses të qeverisë së tij nxjerrjen në dritë të kësaj letre që kishte 31 vite në Arkivin e Shtetit. 

?Letra e saj e tetorit të vitit 1989 ka qenë e papërpunuar në Arkivin e Shtetit. Përpunimi i arkivit të asaj kohe ka përfunduar vetëm në 2020-n. 30 vjet për të përpunuar një thesar informacioni, duke iu referuar dokumenteve atuentikë. Nga këto letra, ajo e tetorit 1989 bëhet e ditur vetëm tani së fundmi. Dy letrat e tjera, njihen gjerësisht?, thotë më tej Rama gjatë hapjes së ekspozitës në COD. Ai zgjodhi fjalët e saj edhe për të përshkruar edhe procerin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëtorit.

"Kemi zemër për të dashur dhe duar për të shërbyer", fjala e duhur për të përshkruar këtë përpjekje që synon që t'i kthejmë në shtëpi ata që patën fatkeqësinë të humbasin strehën në atë natë tragjike", tha kreu i qeverisë.
Recommended