Top News - Çmimet e prodhimit/ Instat-rënie në tremujorin II

  • 3 years ago
Sipas raportit te INSTAT indeksi i çmimeve të prodhimit pësoi një rënie të fortë me 4.1% në tremujorin e dytë të vitit, duke ulur më shumë presionin për rritje të inflacionit në ekonomi.
Ky indeksi mat çmimet e produkteve vendase në hallkën e parë të tregtimit ose e thënë ndryshe çmimin me të cilin ato hidhen në treg nga prodhuesit. Ai është një tregues me vlerë orientuese për ecurinë e pritshme të çmimeve të konsumit.

Rënia e çmimeve të prodhimit në tremujorin e dytë u përcaktua sidomos nga industria nxjerrëse, me 32% më pak krahasuar me tremujorin e dytë të vitit të kaluar. Pandemia dha një goditje të fortë në çmimet e lëndëve të para në tregjet botërore, duke ndikuar rrjedhimisht edhe çmimet e shitjes së produkteve të industrisë nxjerrëse në Shqipëri. Ndërkohë, çmimet e industrisë përpunuese iu kthyen një rritje të lehtë me 0.2%, pas rënies me 1.5% në tremujorin e parë.

Një rritje e lehtë u regjistrua kryesisht në çmimet e industrisë së përpunimit të veshjeve dhe këpucëve, të destinuara kryesisht për eksport. Ndërkohë, dega më e rëndësishme, ajo e industrisë ushqimore, qëndroi në rënie me 0.6% më pak krahasuar me një vit më parë.

Nga ana tjetër, çmimet e importit regjistruan një rritje vjetore të lehtë me 0.4%. Ndryshe nga çmimet e prodhimit vendas, këtu si produktet e industrisë nxjerrëse, ashtu edhe të asaj përpunuese, shënuan një rritje të lehtë të çmimeve, me përkatësisht 1.3% dhe 0.9%.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#INSTAT#Çmimet#TopChannel