Berisha vazhdon turin ne jug, fushate ne Tepelene e Memaliaj - (23 Shtator 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV KLan 2000

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të vazhdojë programin e tij elektoral në jug të vendit me mitingje në Tepelenë dhe Memaliaj. Ai ishte dje në takimin e tij të fundit para votimeve të 1 Tetorit në qytetin e Sarandës dhe të Delvinës. Gjatë takimeve të tij me elektoratin në jug të vendit, Berisha është shprehur i sigurt në fitoren e PD.

Lideri demokrat e ka akuzuar qeverinë, për shpërdorime të mëdha dhe vjedhje që u bëhen qytetarëve, përmes taksave nga qeveria aktuale. Të njëjtat deklarata, Berisha pritet të bëjë edhe sot. Veç kësaj në Memaliaj ai pritet të prononcohet edhe rreth hedhjes në erë të memorialit të Azem Hajdarit.

Dje Partia Demokratike, akuzoi Partinë Socialiste dhe Fatos Nanon, i cili ishte në këtë zonë një ditë para ngjarjes./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended