Banorët e prekur nga tërmeti me borxhe,PD denoncon: Kërkojnë 100 mijë lekë që të rrisin vlerën dëmit

  • 3 years ago
Banorët e dëmtuar nga tërmeti në fshatin Rrushkull në Manzë të Durrësit, deklarojnë se janë të zhytur në borxhe dhe se vazhdojnë të sorollaten zyrave të shtetit pa marrë asnjë zgjidhje për banesat e tyre.

Sipas denoncimit PD-së, përveç faktit që s?kanë ende asnjë shenjë zgjidhje për rindërtimin e shtëpive apo riparimet e dëmeve, zyrtarët lokalë po u kërkojnë dhe para për të bërë vlerësimet e dëmeve.

Kreu i PD-së në Durrës Ferdinand Xhaferraj, tha se denoncimet kanë ardhur nga vetë qytetarët e dëmtuar që sipas tij ngrenë duart lart pa zgjidhje për banesat dhe pa bonusin e qirasë.

Skënder Kaculi, banesa e të cilit është dëmtuar plotësisht, tregon se prej 9 muajsh jeton me qira dhe është detyruar që të zhytet në borxhe.

?Që në tërmetin e parë. Njoftova njësitë bashkiake, njoftova të gjithë. Erdhën e panë, asgjë fare hiç. Kurse në muajin nëntor më doli shtëpia e pabanueshme me DS4. Erdhën këta të tjerët e panë, asnjë gjë hiç fare. Jetoj me qira. Kam hyrë në borxh për të paguar qiranë e shtëpisë. Unë nuk e di si është kjo punë, nuk e di? Po abuzojnë më fatkeqësinë natyrore këta. Nuk e dinë se ku është shqiptari, ku është njerzilliku njeri që ku jeton ku banon, nuk e di të them", thotë Kaculi.

Një tjetër banor i Rrushkullit, Fran Kola ka akuzuar grupet e vlerësimit se kanë kërkuar para për t?i ndryshuar vlerësimin e dëmit që të rritej përfitimi. Ai thotë se do vetëm të marrë atë që i takon, pasi ka muaj që ka bërë gjithë dokumentet por deri tani s?ka marrë asnjë lek për riparimin e banesës dhe pikës së saldimit me të cilën mbante familjen.

Recommended