Sali Berisha: Jugu do te votoje per demokratet (24 Shtator 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Partia Demokratike e Tiranës ka prezantuar në Pallatin e Sportit "Asllan Rusi" kandidatët për minibashki dhe kandidatin për kryetar bashkie Besnik Mustafaj. Në mitingun e demokratëve, i sapombërritur nga turi i tij në jug të Shqipërisë, kryetari Partisë Demokratike Sali Berisha, iu drejtua militantëve tiranas me mesazhin se jugu do të votojë për demokratët.
Ata që janë kusarët të parave të popullit, ju premtoj juve dhe gjithë Shqipërisë se do të ndëshkohen dhe do të japin dorëheqjen pasi shtypi opozitar do të nxjerrë dokumente që deklarojnë kusarinë e tyre, ka premtuar Sali Berisha. Më pas fjalën e mori kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë Tiranë, Besnik Mustafaj.
Të dielën tjetër ju do të votoni për një Tiranë pa qytetarë të dorës së parë apo të dytë, por për një Tiranë ku unë do të punoj njësoj për qendrën dhe për periferinë e metropolit, ka premtuar Mustafaj./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended