Top News - Daçiç: Nuk këshilloj askënd t’i bëjë ultimatum Serbisë ose Vuçiçit

  • 3 years ago
Ivica Daçic deklaroi se në Washington do të ketë presione të mëdha si për Serbinë ashtu edhe për presidentin e saj Aleksandar Vuçic, por ministri I jashtëm serb e bëri të qartë se ultimatumi nuk është mënyra për të zgjidhur problemin.


Në Shtëpinë e Bardhë sot pritet të takohen kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic. ?Gjithmonë është folur për formimin e një kornize ekonomike, gjithçka që mund t?i përkiste normalizimit të marrëdhënieve, por edhe jetës së përditshme të njerëzve, infrastrukturës, hekurudhës, vendosjes së lirisë së lëvizjes, mallrave, kapitalit?, tha Daçic.

Ai shtoi se nëse dikush pret që të jetë një takim spektakular, në kuptimin që do të shfaqet një kornizë politike dhe të diskutohët statusi i Kosovës, ky nuk do të jetë rasti sipas tij. ?Nëse dikush mendon se të bëjë presion mbi Serbinë përmes disa agjendave të fshehura, unë jam i bindur se presidenti Vuçiçq do të përgjigjet në mënyrën që është në interesin tonë kombëtar dhe shtetëror,? deklaroi Dacic.

Ai shtoi se marrëveshja politike nuk është e përgatitur. ?Të gjithë do të donin ta zgjidhnin atë çështje, por kjo çështje mund të zgjidhet vetëm me kompromis,? ishte komenti I ministrit të jashtëm serb që tha se Beogradi nuk mund të korrigjojë gjërat në rendin ndërkombëtar. Është paralajmëruar se temat e takimit të liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, do të jenë projektet infrastrukturore.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#IvicaDaçic#AleksandarVuçic#TopChannel