Fileto pule me perime dhe kos nga zonja Vjollca

  • 3 years ago
Fileto pule me perime dhe kos
Përbërësit:
600 gr. fileto pule
1 qepë
2 karrota
4 speca jeshil
3 thelpinj hudhër
1 filxhan çaji kos
1 lugë gjelle miell
1 vezë
2 lugë gjelle lëng limoni
kripë, piper i zi dhe pak spec pikant
vaj ulliri
1 lugë gjelle gjalp
150 gr djath që shkrin
Përgatitja:

Në një tigan të thellë ngrohim vajin dhe kaurdisim qepën të prerë në copëza të vogla, pasi të kemi kaurdisur për 2-3 minuta shtojmë karrotat në gjysmë feta. Vendosim kapakun për 5 minuta. Shtojmë mishin të prerë në shirita dhe përsëri vendosim kapakun për 5 minuta të tjera e trazojmë duke shtuar kripë, piper të zi dhe nëse e preferoni pak spec pikant. Në fund shtojmë dhe specat në shiritë I përziejmë për 2 minuta. Lyejmë një tepsi me pak gjalp dhe transferojmë përbërësit nga tigani në tepsi.

Recommended