Edi Rama kerkon mandatin e trete qeverises | Lajme - News

  • 4 years ago
Edi Rama e ka nisur sezonin e ri politik me idenë e qartë për një mandat të 3 qeverisës. Por mënyrën për ta arritur këtë fitore ai e shikon tek ristarti i energjive të të gjithë të zgjedhurve dhe të emëruarve në këtë forcë politike.

Grupit parlamentar i bëri të qartë se nga sot janë të gjithë kandidatë për deputet, përfshirë dhe ai vetë, dhe për të qenë pjesë e tij sërish në zgjedhjet e 2021 do të duhet ta meritojnë. Por më parë do të duhet të kalojnë nëpër 3 procese vlerësimi nga baza socialiste përmes platformave dixhitale.

Kundërshtarët në opozitë nuk i llogarit dhe si opozitën reale të Partisë Socialiste shikon konsumimin në këto 7 vite që është në qeverisje.

Është i vetëdijshëm që mbështetja në elektorat nuk është ajo e 3 viteve më parë kur morën një mandat të vetëm për të qeverisur ndaj kërkon që të shkohet në çdo derë për t?i rifituar ato vota dhe për të marr më tepër.

Në mbledhjen e parë të grupit parlamentar që hapi sezonin politik të zhvilluar në Elbasan kryeministri i ka njohur deputetët me ndryshimet në drejtimin e qarqeve.

Ai vetë ka vendosur të marrë drejtimin e Durrëst pas largimit të Dakos, Tiranën si bashki do e drejtojë Erion Veliaj, ndërsa qarkun Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati.

Në Shkodër shkon Ilir Beqja, në Lezhë rikthehet Lindita Nikolla 1 vite pasi u drejtua nga Sandër Lleshaj, Kukësi do të drejtohet nga kryebashkiaku Safet Gjici ndërsa në qarqet e tjera nuk ka patur ndryshime. Asambleja Kombëtare është vendosur të zhvillohet të premten e 4 Shtatorit kur do të votohet dhe për Kryesinë e re socialiste.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended