100 vjet nga Lufta e Vlorës/Rrëfimi i muzikologut për realizimin e këngës himn “Vlora-Vlora”

  • 4 years ago
Para 100 vitesh, simbol i Luftës së Vlorës do të bëhej dhe kënga-himn ?Vlora-Vlora?. E kompozuar nga Thoma Nasi me tekstin e poetit Ali Asllani, në këtë përvjetor vjen me një regjistrim të ri në CD. Muzikologu Vasil Tole na rrëfen, se si gjatë kësaj lufte ka pas një ndikim shumë vendimtar në jetën kombëtare kënga himn ?Vlora-Vlora?.

 ?Angazhimi im edhe i kolegëve të tjerë, ka të bëjë me faktin, se risillja e kësaj kënge u bën mirë brezave të rinj. Kjo i bën mirë jo vetëm këngëve, por dhe perceptimit ndaj artit edhe ngjarjeve. Kushtet historike, ardhja e bandës ?Vatra? nga Amerika, një personalitet si Thoma Vasi, që ishin të stërvitur në muzikën patriotike, bëri që gjatë qëndrimit trejavor në Vlorë. Provohet me dëshmi banda ?Vatra? bashkë me trupën vullnetare të drejtuar nga Aqif Përmeti i ardhur nga Amerika dhe me 250 trupa të ardhura nga Korça, ishin një forcë e rëndësishme në ndihmë të Luftës së Vlorës?.

Tole thekson se referuar eksperiencave të mëparshme Akademia e Shkencave u bë nismëtare e një regjistrimi të masterizuar të këngës-himn, që ka ndikuar në betejat që kanë bërë asokohe çetat vullnetare shqiptare të Vlorës. Por një rol të rëndësishëm sipas tij kanë pas veçanërisht çetat e ardhura nga Amerika

?Në u përpoqëm që t?i zbulonim rrënjën e saj, atë shkëndijën që e lindi atje edhe e shndërruam në një marsh ushtarak, ne i zbuluam ritmin e marshit që ka humb me kalimin e viteve, këtë ka risi kjo këngë. Që në çdo strofë ta dëgjosh ndihet marshi ushtarak. Mendoj se është restauruar me shumë vëmendje?, shprehet Tole.

CD-ja vjen nën titullin ?Me armë në dorë e me këngë në gojë?. Akademiku Vasil S. Tole ka qenë konsulent shkencor për orkestrimin dhe masterizimin nga Klodian Qafoku, notëzimin nga Jusiald Xhani dhe interpretimin nga tenori Josif Gjipali.

Recommended