Emina Çunmulaj me apel të fortë: Do vijë dita që fëmijët tuaj s’do kenë mundësi të flasin shqip

  • 4 years ago
Modelja Emina Çunmulaj në një deklaratë të dhënë për Top Channel ka apeluar fortë që shqiptarët të dalin në votime në Mal të Zi.

?Ditë e bukur sot por ama mos të harrojmë që kemi të drejtat në këtë vend, si fëmijë kam ec për dy orë nga shpia në shkollë, se s?kemi pasur autobus as rrugë të ngushta, sot janë të gjith, rinia sot mbase mendon e nuk mërzitet se çdo ndodh me ketë vend por do vijë dita ama që fëmijët e tyre sdo kenë mundësi të flasin shqipen. cdo shqiptari malit te zi të cohert e te votojë më zemr e shpirt , seopse ne fund të fundit në mëngjes kur zgjohesh ne mëngjes ti thua mirëmëngjes babi, unë them si ke nie sot o nanë, mirmjesi mos harroni se gjaku nuk është ujë, zemra ta udhëheq trupin, u apeloj edhe ne kemi ardh së largu por po ju them votoni?, tha ajo.

Sot në Mal të Zi, prej orës 07:00 janë hapur qendrat e votimit për zgjedhjet parlamentare, si dhe ato lokale në Budvë, Kotor, Tivat, Andijevicë dhe Guci.

Qytetarët do të votojnë nga ora 07:00 deri në 20:00, teksa të drejtën për të votuar në Mal të Zi e kanë 540.026 qytetarë. Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), në Mal të Zi ka 1.217 qendra votimi.

Këto janë zgjedhjet e 11-ta që nga hyrja e sistemit shumëpartiak në Mal të Zi, kurse të pestat që nga rivendosja e pavarësisë. Në këto zgjedhje parlamentare marrin pjesë 11 lista zgjedhore, prej të cilave gjashtë koalicione dhe pesë parti politike.

Pjesë e zgjedhjeve janë dhe partitë shqiptare, të cilat garojnë vetëm në dy koalicione, ndërsa partia e Gjukanoviç kërkon fitoren e njëmbëdhjetë pas 30 vitesh në pushtet.

Zgjedhjet do të monitorohen nga 2.098 vëzhgues, prej të cilëve 265 të huaj.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EminaCunmulaj#MaliiZi#TopChannel

Recommended