Top News - Protesta, Portland/ Përkrahësi i Trump vritet në mes të rrugës

  • 4 years ago
Përplasjet mes protestuesve të Black Lives Matter dhe mbështetësve të Donald Trumpit në Portland të Shteteve të Bashkuara, përfunduan në tragjedi. Një përkrahës I presidentit u qëllua me dy plumba në gjoks në mes të rrugës, ndërsa policia ende nuk e ka zbardhur plotësisht dinamikën e vrasjes së tij. pamjet filmike treguan vetëm një person që shembet papritur përdhe dhe të tjerë që hidhen ta ndihmojnë, ndërsa pranë tyre lëvizin makina e kalimtarë të rastit. Një fotograf I Associated Press dëgjoi të shtëna dhe pa policinë të shkonte t`i shkonte në ndihmë një burri të bardhë që mbantë një kapele me logon e Patriot Prayer, një grup ky I ekstremit të djathtë. Ky qytet i Oregonit ka qenë skenë protestash të ashpra që prej vdekjes së George Floys ne duart e një policië të bardhë në Minneapolis tre muaj më parë. Që prej atëherë, nuk kanë reshtuar episode e vandalizmit dhe përleshjet e dhunshme. Protestat e Black Lives Matter këto ditë u ripërtërinë nga një tjetër incident, plagosja e rëndë e 29 vjecarit Jacob Blake nga forcat e policisë në Kenosha të Wisconsin. Për shkak të plumbave, Blake ka mbetur I paralizuar. ? Kusha ia dha policisë të drejtën të mendonte se im bir ishte një kafshë?, u shpreh babai I tij, I cili I kërkoi megjithatë tubuesve në Kenosha të ruajnë qetësinë. Presidenti Donald Trump ka planifikuar një vizitë atje javën e ardhshme.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Portland#Protesta#TopChannel

Recommended