Mali i Zi voton sot per parlamentin e ri | Lajme - News

  • 4 years ago
Me maska dhe dezinfektantë për të respektuar masat anti-Covid, qytetarët në Mal të Zi ju drejtuan pikave të votimit prej orës 7:00 të mëngjesit për të zgjedhur qeverinë e re.

Në komunën shqiptare të Tuzit votohet në 7 qendra, nga 30 që ndodhen në të gjithë zonën e Malësisë. Shpresa për t?u përfaqësuar me 2 mandate në parlamentin malazez është e madhe tek votuesit shqiptar. Edhe pse për ta ne këto zgjedhje partitë shqiptare duhet të hynin me një listë të përbashkët, e jo në 2 koalicione politike.

?Gjithçka shumë mirë, presim të përfaqësohemi me 2 mandate?

?Ne prisnim të ishte një kolonë e përbashkët për të gjithë shqiptarët?

Në orën 10:00 të mëngjesit, qendrës së votimit në Tuz ju drejtua edhe Nik Gjeloshaj, kandidat për deputet nga koalicioni Lista shqiptare e njëherësh kryetar i kësaj Komune. Gjeloshaj tha se bashkëpunimi i shqiptarëve do të jetë me ata që mbështesin më së shumti programin shqiptar.

?Apel qytetarëve të votojnë. Sot është diku kur ata flasin. E sigurtë që Lista Shqiptare të ketë të paktën 2 mandate në parlamentin e Malit të Zi?.

Analisti Nikollë Berishaj thotë se ligji i zgjedhjeve në Mal te Zi është diskriminues për shqiptarët. Po krahas përpjekjes për ndryshimin e tij, ai sheh si detyrë kryesore për deputet fitues angazhimin për të rritur investimet ekonomike në zonat shqiptare.

?Ligji në Mal të Zi është diskriminues për shqiptarët. Për të plotësuar 5% duhet të votojë 60% e elektoratit shqiptar?.

Mbi 200 persona kanë ardhur nga diaspora për të mbështetur koalicionet shqiptare. Deri në orën 9.40 të së dielës kanë votuar 14.6% e elektoratit të Malit të Zi, ma shumë sesa dyfishi ne zgjedhjet parlamentare të 2016. Votimi mbyllet në orën 20.00

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended