Në radhë në Kapshticë, qytetarët-policisë: Na lini të shkojmë në doganë, këtu s'ka as banjë
  • 3 years ago
Mbi 50 qytetarë janë bllokuar nga postblloku i policisë në fshatin Kapshticë. Ata janë në pritje prej orës 7 të mëngjesit, por kuota u plotësua dhe tashmë janë në radhë për nesër. Qytetarët kërkojnë nga policia që të lejohen të shkojnë në doganë.

"Jemi shumë keq këtu. Nuk ka as banjë kemi gra e fëmijë nuk kanë ku të kryejnë nevojat personale. Të na lejojnë të shkojmë pranë doganës të presim atje dhe kështu mbajmë edhe radhën. Është turp po futemi ferrave për të kryer nevojat tona personale. Bagëti jemi ne?!

Shteti të reagojë po na bllokojnë kot këtu. Kemi paguar 120 euro për të bërë tamponin dhe tani në mes të rrugës po rrimë" thanë qytetarët.
Recommended