Top News - Michael Moore: Trump mund të përsërisë fitoren e 2016-tës!

  • 4 years ago
Regjizori I famshëm I filmave dokumentarë, Michael Moore paralajmëroi se Donald Trump po fiton ndjeshëm terren në disa shtete kyce përpara zgjedhjeve presidenciale, aq sa duket se eshte në rrugën e përsëritjes se fitores së vitit 2016. ? Më vjen keq që më duhet t`ju përball përsëri me realitetin? tha Moore, I cili ishte një nga të paktët vëzhguesv politikë që parashikoi triumfin e republikanit ndaj Hillary Klintonit katër vjet më parë. ? A jeni gati për një fitore të Trumpit? A jeni mëndërisht të përgatitur që ai t`jua hedhë përsëri? A ndiheni rehat tek bindja juaj se nuk ka asnjë mundësi që Trump të fitojë? ?, ka shkruar Moore në rrjetet sociale. Ai identifikoi shtete të rëndësishme si Minnesota apo Michigani si vende ku mbështetja për shefin e Shtëpisë së Bardhë po rritet, e ku ai garon kokë më kokë me rivalin demokrat Joe Biden, në mos edhe është në avantazh. ? Biden sapo njoftoi se do të vizitojë një sërë shtetesh, por jo Michiganin. Ju thotë gjë kjo?, vazhdonte postimi i regjisorit, i cili me sa duket risillte në kujtesë gabimin e Klintonit gjatë garës presidenciale të 2016-tës, e cila shmangu ndalesat në disa shtete qe me vone votuan per Trumpin. ? Unë po ju paralajmëroj gati 10 javë përpara. Niveli I entuziasmit në bazën e Trumpit ka prekur majat. Për Joe, jo dhe aq?, shkruan më tej Moore. Sondazhi më I fundit I opinionit tregon se epërsia e Bidenit ndaj Trumpit është tkurrur me 6 pikë këtë javë pas Konventës Kombëtare Republikane, diferenca më e ulët në anketime kjo prej dy muajsh.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MichaelMoore#DonaldTrump#TopChannel

Recommended