Ulet ndjeshem numri i te infektuarve me Covid-19 |Lajme-News

  • 4 years ago
Pas disa javësh, sot është dita me numrin me të ulët të personave të infektuar me Covid-19 në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit rezultojnë të infektuar 84 persona nga 796 testime që u bënë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është 28 raste në Tiranë, nga 12 raste në Shkodër dhe Durrës, 7 raste në Kukës, 5 raste në Elbasan, 4 raste në Vlorë, nga 3 raste në Korçë, Mirditë, nga 2 raste në Berat, Kuçovë, nga 1 rast në Korçë, Kurbin, Kavajë, Kamëz, Divjakë, Malësi e Madhe.

97 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 5020, që nga fillimi i epidemisë. Për të tretën ditë rradhazi, numri i të shëruarve është më i lartë se i rasteve të reja të konfirmuara me COVID19.

Për fat të keq, 4 persona të prekur nga koronavirusi kanë humbur jetën. Ata janë një 69-vjeçar nga Shkodra, 71-vjeçar nga Durrësi, një 77-vjeçar dhe 79-vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 175 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 17 në terapi intensive nga të cilët vetëm 9 pacientë janë të intubuar. Në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 43 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended