Kuvend, nesër nis debati për qeverinë e re

  • 4 years ago
Nesër Kuvendi do të nis debatin për votimin e qeverisë së re që mund të zgjasë më së voni deri të dielën në mesnatë. I nominuari për postin e kryeministrit, Zoran Zaev përsëriti se përballja me pandeminë dhe zhvillimin ekonomik, do të jenë ndër prioritetet kryesore në punën e tij. Por për arritjen e këtyre synimeve Zaev kërkoi angazhim nga të gjithë. VMRO-ja qeverinë e re e quan kriminale ndërsa paralajmëroi votimin kundër.