Luiza Xhuvani, Xhepa, Kita e Koroveshi me një poemë qiellore në kishën e “Shën Kollit” në Voskopojë

  • 4 years ago
Poezia, si gjuha më e ëmbël e shekujve, rimerr fjalën nën interpretimin e Luiza Xhuvanit, Ndriçim Xhepës, Zamira Kitës e Kristian Koroveshit. Sofra mikpritëse e këtij rrëfimi ndjesish të brendshme, bëhet kisha e ?Shën Kollit? në Voskopojë, që dialogu poetik, komunikimi të jetë sa më shpirtëror.

?Ideja e projektit ka nisur para pandemisë COVID 19. Këtë formë artistike, e kam të preferuarat përpos teatrit, pasi veprën se lë thjesht në dimensionin e saj, por e kthej në formën e dialogut poetik, duke e quajtur disa net të teatrit të Poemës dramatike. Kjo do të thotë se aktorët pjesëmarrës s?janë thjesht lexues, por interpretues të poezisë në formën e një monologu apo dialogu mes tyre?, rrëfen aktori Kristian Koroveshi.

Mungesa, largësia, dashuria, vuajtja, grimca gëzimi e shprese, një varg i pashkëputur emocionesh intime gjithëpërfshirës me autor Ilirian Zhupën, që vjen përmes një performance grishëse.

?Është një poemë shumë qiellore, që Zhupa e titullon ?Qielli im?. Ka brenda triptikun, ?Ati, biri edhe shpirti i shenjtë?. E ku më mirë sesa në një mjedis të rëndësisë së trashëgimisë kulturore, por dhe në një objekt kulti, siç është Kisha e ?Shën Kollit?, mund të gjendej për këto vargje poetike që janë në formën e një lutje, të një dimensioni shpirtëror të jashtëzakonshëm?, tregon Koroveshi.

Vargje artistike jashtë të zakonshmes, që në pak kohë rrëfejnë shumë e rikthejnë Luiza Xhuvanin në shtëpinë e saj të artit, që në çdo pikë takimi reflekton përmallimin e publikut.

?Publiku sot ka nevojë që të ketë afër njerëz të mëdhenj të artit, aq më tepër në kohën e pandemisë, ku duket sikur s?do ketë shpresë, ku përtej pandemisë mungesa e shpresës është e dukshme. Prezenca e tyre të kthen në botën ideale, në një lloj të të menduarit se jeta vazhdon, jeta është e bukur, jeta ka edhe gjëra të mëdha, që bëhen me përpjekje dhe me dashuri shumë të madhe?.

Recommended