Report TV - Muzikë popullore dhe 20 kanoe për pushuesit! COVID-i s'ndal festën në Velipojë

  • 4 years ago
VELIPOJË- Ndonëse në një situatë pandemie dhe me më pak pushues se vitet e shkuara, festat nuk janë ndalur në  bregdetin më të madh në veri të vendit, në Velipojë.

Për të apasionuarit e sporteve ujore, dhe jo vetëm u vendosën në dispozicion 20 kanoe, por nuk mungoi edhe koncerti muzikor, i cili u organizua në qendër të  qytetit, ku morën pjesë këngëtar popullorë të kësaj zone. Festa zgjati nga ora 18:30 deri në 20:00, orar ky që i përshtatet Aktin Normativ të qeverisë që nuk lejon muzikën pas orës 20:00

?Festa e Velipojës organizohet ditën e sotme në bregun e detit. Sot kemi sjellë diçka ndryshe, për shkak edhe të COVID-19. Siç e shikoni ne kemi sjellë mbi 20 kanoe.  Ja kemi ofruar mundësinë gjithë pushuesve të plazhit të provojnë lundrimin me kanoe. Gjithashtu do demonstrojmë dhe ndërtimin e një çadre, që ka të bëje me turizmin e aventurës. Velipoja të ofron shumë mundësi. Pasdite do bëhet edhe një koncert. Koncerti do vazhdoje në qendër të Velipojës në 6:30 për të mbaruar në 8:00. Orari do i përshtatet orareve të qeverisë?, u shpreh organizatori, Kastriot Faci.  

?Ky aktivitet është planifikuar që në fillim të vitit.  Në fakt kishim parashikuar diçka më ndryshe.  Por për shkak të pandemisë po i përshtatemi rregullave të pandemisë. Me këtë organizim të ri po shohim se ka një pjesëmarrje goxha të konsiderueshme. Konsiston në një demonstrim të sporteve ujore. Ndërsa në pjesën e dytë do të organizohet një koncert. Situata nuk është e përshtatshme. Frekuentimi nga pushues është i ulët. Ne po përpiqemi që të gjallërojmë plazhin?, tha përgjegjësi i turizmit në bashkinë Shkoder, Gentian Mema.

Recommended