Ora News - Pa kontroll “shpërthen” krimi, 7 vrasje në 20 ditë
  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Prej disa ditësh situata e rendit është cënuar rëndë duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve kur dihet që kontrollet duhet të jenë më të shtuara edhe për shkak të sezonit por mbi të gjitha për shkak të pandemisë që po kalon vendi si e gjithë bota.

Vetë Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj publikoi në profilin e tij të Facebook-ut statistika të cilat sipas tij, vërtetojnë që policia garanton rendin dhe sigurinë në vend.

Ministri madje në publikimet e tij krenohet se janë bërë 28 vrasjet dhe pse shifrat janë të përafërta me ato të viti të shkuar.

Nga 28 vrasjet me të cilat krenohet Lleshaj, 7 prej tyre janë kryer vetëm përgjatë 20 ditëve të fundit. Duke vënë në rrezik jetën e çdo qytetari që mund të ndodhet rastësisht në një vendngjarje dhe duke cënuar në tërësi situatën e rendit në vend.

Edhe këtë herë, qyteti me më shumë ngjarje kriminale mbetet Elbasani ku vetëm në pak ditë u kryen 3 vrasje, 2 vetëm brenda një nate.

Shifrat flasin se përgjatë muajit korrik të këtij viti u kryen 5 vrasje, 1 më shumë se sa viti i shkuar.

Por ajo që e bën situatën më alarmante është fakti se pjesa më e madhe e këtyre vrasjeve janë ekzekutime mafioze, midis tyre edhe grabitje të cilat përfunduan në vrasjen e njërit prej pronarëve.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/pa-kontroll-shperthen-krimi-7-vrasje-ne-20-dite/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended