Ndryshon rethimi i Ambasades Amerikane ne Tirane - (26 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Këtu jemi para rezidencës kryesore të Ambasadës Amerikane në Tiranë. Frika nga terroristët islamik, pas disa bombave në ambasadat amerikane në disa shtete dy vjet më parë, bëri që dhe këtu masat e sigurisë të shtohen në maksimum. Këto masa përfshin edhe ngritjen e një muri rrethues me thasë të mbushur me rërë, që izolonin plotësisht pamjen e përparme të ambasadës.

Vetë ambasadori amerikan Josef Limpreht, i cili çdo ditë përballej me këtë mur rëre të shëmtuar, doli sot para gazetarëve për të shpallur rrëzimin e tij. Një firmë nga Teksas, por me furnizues dhe me kontraktorë shqiptarë, do të shpenzojnë rreth 1.5 milion dollarë për ndërtimin e 550 metrave mur të gjatë. Mirëpo për Limpreht nuk është thjesht një veprim estetik. Dje ai para gazetarëve tha, se kjo erdhi natyrshëm pas ndryshimit të situatës në Shqipëri gjithnjë e më normale.

Më 5 Shtator, tha dje Limpreht, do të rifillojë shërbimi i vizave dhe në fillim të Tetorit procesi i llotarisë. Hedhja e lopatës së parë nga vetë Limpreht për ndryshimin e rrethimit të Ambasadës Amerikane, që do të pasohet nga vetë firma ndërtuese, përkon me vizitën e kryeministrit Meta në Washington. Të dy këto ngjarje tregojnë marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, por dhe stabilitetit të situatës në Shqipëri./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended