Gripi do rëndojë pandeminë/ Pipero e shikon problemin tek neglizhenca e të rinjve

  • 4 years ago
Familjarë të shqetësuar për fatin e të afërmve të prekur me koronavirus, me shishe uji në duar, ushqim apo pak sende personale, janë pamje të trishta që të ofrojnë përditë oborrët e spitalit Covid-1 dhe Covid-2.

Mjeku Pëllumb Pipero, i cili pak ditë më parë u përball vetë me një situatë të tillë pranon se ka vend për përmirësim sa i takon informimit të qytetarëve.

Pëllumb Pipero: Informacioni duhet të jetë i zyrtarizuar, të lidhet me fasha oraresh, ka vend për përmirësim, por informacion ka dhe kjo nuk diskutohet. Pasi të gjithë kanë mundësi të komunikojnë me telefona celular. Mungesë transparence nuk ka harrojeni, pasi nuk kemi se çfarë të fshehim. Por duhet të keni një gjë në konsideratë, shqiptarët janë të paduruar në gjithçka, edhe për të marrë informacion. Ka shumë ngarkesë, jo në çdo kohë mjeku është. Ndaj duhet mirëkuptim dypalësh.

Doktor Pipero nuk beson se do kemi një valë të dytë të rikthimit të pandemisë në vjeshtë. Por ai lajmëron se situata mund të bëhet më e rëndë për shkak të gripit stinor.

Pëllumb Pipero: Situata edhe mund të agravohet, shifrat mund të bëhen edhe më të mëdha. Ne duhet të jemi të përgatitur se virusi i gripit stinor ngjan si dy pika uji me covid, dhe kapacitetet do jenë në vështirësi.

Shifrat e larta të ditëve të fundit, të rasteve pozitive me Covid, sipas doktorit janë shqetësuese, por sipas tij nuk janë tregues se kemi të bëjmë me transmetim komunitar. Problemin e sheh tek kujdesi i pakët, sidomos tek të rinjtë.

Pëllumb Pipero: Do kërkonim mirëkuptimin e qytetarëve veçanërisht e rininë që nuk është e bindur se virusi ekziston. Unë s?dua kurrë që ata të sëmuren por ato mund t?ua çojnë virusin familjarëve.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#PëllumbPipero#QSUT#TopChannel

Recommended