Ulet numri i viktimave, sot 1 humbje jete me COVID! 135 raste të reja, 113 vetëm në Tiranë
  • 3 years ago
TIRANË- Pas më shumë se një jave me një bilanc të rënduar të viktimave, sot Shqipëria ka regjistuar vetëm 1 person që ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19. Një 58 vjeçar nga Tirana ka dalë i humbur në betejën e tij me këtë virus, njofton Ministria e Shëndetësisë, në bilancin e saj ditor. Mirëpo teksa numri i viktimave ka pësuar një ulje të ndjeshëm, nuk ka ndodhur e njëjta gjë me rastet e reja. Edhe sot, vendi ynë ka regjistruar një numër të lartë të rasteve të reja, më konkretisht 135, nga të cilat ia vlen të theksohet se 113 janë vetëm në Tiranë. Ky rezultat ka ardhur si pasojë e 586 testeve të kryera në 24 orët e fundit.

"Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 586 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 135 persona janë konfirmuar të prekur nga Covid 19. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 113 raste në Tiranë, 11 në Durrës, nga 2 raste në Kukës, Vorë, nga 1 rast në Shkodër, Krujë, Has, Kavajë, Vlorë, Tropojë, Kamëz. Fatkeqësisht, edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen një 58 vjeçar nga Tirana", njofton Ministria e Shëndetësisë,
Recommended