Transporti kufizon dializën, pacientët nuk marrin shërbimin, institucionet nuk mbajnë përgjegjësi

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Mungesa e transportit ka bërë që pacientët në fshatin Mollas të mos marrin shërbimin e dializës. Bashkia ia kalon përgjegjësinë drejtorisë së kujdesit shëndetësor, por këta të fundit topin ia kalojnë sërish pushtetit vendor.

Një grup banorësh të fshatit Mollas në bashkinë e Cërrikut për shkak të mungesës së transportit prej ditësh nuk kanë mundësi të udhëtojnë drejt spitalit të Elbasanit për të marrë shërbimin e Dializës.

Mjeti i ofruar më parë nga një shoqatë bamirësie tashmë kërkon që pacientët të paguajnë për këtë transport gjë që sipas tyre është e papërballueshme.

?Marr 100 mijë lekë dhe 35 mijë për rrugë, plus lekët për ilaçe.?

?Fare nuk është e mundur. Ata nuk ranë dakord se nuk kanë leverdi, por ne me çfarë të shkojmë.?

Ata janë të detyruar që të marrin shërbimin e dializës 3 herë në javë çka ka bërë që gjendja e tyre të rëndohet.

?Nuk kemi me çfarë të shkojmë në Elbasan. Ne rrezikojmë që të vdesim.?

Prej më shumë se dy javësh këta pacientë janë duke trokitur në çdo derë në institucionet vendore por deri më tani asnjë zgjidhje.

Ora News kontaktoi me bashkinë e Cërrikut për këtë problem dhe përgjigja ishte që nuk është kompetencë e kësaj bashkie por e Drejtorisë së Kujdesit Shëndetësore Parësor në Elbasan.

Ora News po ashtu kontaktoi këtë drejtori e cila ia kaloi sërish ?topin? bashkisë së Cërrikut, sipas të cilës është bashkia ajo e cila duhet të licencojë një automjet për këta pacientë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/transporti-kufizon-dializen-pacientet-nuk-marrin-sherbimin-institucionet-nuk-mbajne-pergjegjesi/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended