Aurela Gaçe: Ngela në mes të detit, familja më kërkonte në tokë, desh njoftuan policinë!

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews #oraverore #AurelaGaçe #lentolento #RonaldoSharka #AlbanaCaushaj





Ronaldo Sharka, autori dhe moderatori i "Ora Verore", ka realizuar një intervistë me këngëtaren Aurela Gaçe teksa kjo e fundit ka qenë duke xhiruar klipin e këngës "Lento Lento" në Vlorë.

Ndër të tjera, Sharka e ka pyetur Aurelën lidhur me ndonjë histori qesharake apo jo që i ka ndodhur përgjatë pushimeve:

Aurela Gaçe: Njëherë kam qenë me pushime në Ksamil me familjen. Shumë kohë më parë, 20. Ishim në një ishull dhe zbulova që ishte dhe një ishull tjetër, mu duk afër. U futa në ujë me not dhe shkova deri në gjysëm, e shikoja ishullin tjetër po kisha ecur shumë, të vazhdoja më dukej larg, të kthehesha më dukej sërish larg... thash hajt po e çoj deri në fund! Kam shkuar deri në fund si ato peshqit e lodhur, kam ndejtur ja dy orë në ujë dhe ndërkohë mami dhe babi ishin alarmuar pasi unë nuk dukesha më në ujë, ata kërkonin nëpër kodrina, kodra, shikonin kudo dhe për pak desh kanë thërritur policinë, pastaj banorët aty më kthyen me skaf, dhe babi që më shikonte dhe thoshte që s'je mirë nga trutë"- u shpreh Aurela e duke qeshur teksa tregonte historinë për "Ora Verore", për më tepër ndiqni videon e plotë!


Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended