Top News - Facebook dhe Twitter/ Censurojnë postimet e Trump

  • 4 years ago
Twitter ka bllokuar përkohësisht llogarinë e fushatës elektorale të donald trump me akuzën se ka shpërndarë keqinformime mbi koronavirusin. Në shënjestër ka qenë një postim i ekipit trump në të cilin pretendohej se fëmijët janë thuajse imunë ndaj covid 19. I njëjti mesazh ishte censuruar edhe nga facebook. Si rezultat, menaxhuesit e llogrisë duhet të heqin postimin para se të mund të vazhdojnë të përdorin twitterin. Në postimin e hequr nga faqja e presidentit amerikan në facebook, shkruhej i njëjti pohim. Bëhet fjalë për përmbajtje me deklarata fallse dhe të dëmshme që shkelin rregullat tona për dezinformimin ? bënte të ditur rrjeti social.

Sipas presidentit trump, fëmijët duhet të kthehen në shkolla sepse praktikisht ose virtualisht ata janë imunë. Sipas shumë studimeve, edhe pse fëmijët janë shumë më pak të prekshëm nga virusi, mund të jenë vektorë infektimi apo të zhvillojnë simptoma inflamatore shumësistemëshe e madje edhe të rënda. Nëse mendoni për fëmijët, ata janë praktikisht e mund të them edhe përfundimisht, imunë nga sëmundja. Pak prej tyre janë prekur në formë të rëndë. E vështirë të besohesh. Nuk e di si e mendoni ju por ata kanë një sistem imunitar më të fortë dhe nuk kanë probleme ? ka pohuar numri një i shtëpisë së bardhë. Ai madje ka kujtuar edhe se vetëm një fëmijë i prekur nga koronavirusi ka humbur jetën në Nju Jersey7 edhe pse dyshohet se shkak ka qenë diabeti.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DonaldTrump#Facebook#TopChannel

Recommended