Top News - Ekonomia e Suedisë/ U godit më pak nga koronavirusi

  • 4 years ago
Suedia që evitoi izolimin gjatë kulmit të pandemisë së koronavirusit ka parë ekonominë e saj të tkurret në masën 8.6 për qind në tre mujorin e dytë të vitit, krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Vlerësimi i zyrës së statistikave në suedi ka treguar se vendi ia ka dalë mbanë më mirë se vende të tjera të BE që ndërmorën masa më strikte.
Sidoqoftë, kjo mbetet rënia më e madhe e një tre mujori për të paktën 40 vitet e fundit. Bashkimi evropian pa një kontraktim prej 11.9 për qindësh për të njëjtën periudhë. Vende të tjera kanë patur rezultate më shqetësuese me spanjën që pa një kontraktim prej 18.5 për qind ndërsa ekonomitë franceze dhe italiane u tkurrën respektivisht me 13.8 për qind dhe 12.4 për qind.
Rënia në GDP është më e madhja për një tre mujor të vetëm që nga 1980 e deri më tani ? tha zyra e statistikave në suedi. Kjo sigurisht është një rënie dramatike por krahasuar me vende të tjera është shumë më mirë ? thonë analistët. Suedia është varur shumë tek masat vullnetare të distancimit social që nga fillimi i pandemisë, përfshirë punën nga shtëpia atje ku ishte e mundur dhe evitimin e transportit publik. Edhe pse bizneset kanë vijuar punën normalisht në suedi, ekonomia e vendit është e varur shumë tek eksportet që janë goditur nga mungesa e kërkesës nga jashtë gjatë pandemisë. Pavarësisht kontraktimit, suedia nuk është ende në recesion, pasi në tre mujorin e parë shënoi një rritje prej 0.1 për qindësh.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Sweden#TopChannel

Recommended