Top News - Italia, burim frymëzimi/ Shtohen infektimet në Evropë

  • 4 years ago
Italia dhe mënyra se si ajo e menaxhoi krizën e koronavirusit është një burim frymëzimi për vendet e tjera që po mësojnë dhe po veprojnë mbi bazën e eksperiencës së saj, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë. Por, vendi tani po ndjehet thuajse i rrethuar, pasi kurba e infektimeve me koronavirus në evropë duket vërtetë shqetësuese. Belgjika ka njoftuar tashmë valën e dytë. Numri i infeksioneve atje është në rritje dhe nuk bëhet fjalë për një rritje të vogël. Sipas të dhënave të autoriteteve belge të shëndetësisë, numri mesatar i infektimeve është rritur në 517 në ditë, mes 25 dhe 31 korrikut, një rritje kjo 60 për qind krahasuar me javën e mëparshme. Në gjermani vazhdon të rritet numri i rasteve. Instituti roberth Koch ka bërë të ditur se 870 raste të reja janë konfirmuar 24 orët e shkuara dhe thotë se vendi është tashmë në një valë të dytë të vogël. Shqetësuese është situata në rumani, më i godituri mes vendeve ballkanikë, me 1232 raste të reja në 24 orët e fundit, që e cojnë totalin në 55241. Nuk zbutet ndërkohë alarmi edhe për shtimin e rasteve në spanjë. Italia, që tenton rikthimin e ngadaltë dhe të kujdesshëm në normalitet, konfigurohet tashmë si një nga vendet më të sigurta në kontinentin e vjetër pasi ka qenë për muajsh epiqendra e pandemisë në evropë. Në francë, presidenti emmanuel macron ka lëshuar apelin e radhës për përdorimin e maskave që shpejt mund të bëhen edhe të detyrueshme në paris. Evropa është mbërthyer nga frika dhe po përgatitet edhe një herë, në mënyrë të paorganizuar, të përballet me armikun e padukshëm, që sipas sinjaleve do të kthehet fuqishëm para vjeshtës. Ndërsa situata në evropë përkeqësohet, virologët dhe ekspertët italianë janë të ndarë për rrezikun konkret që një fazë e dytë e epidemisë mund të gadasë vendin. Për disa ekspertë, ky skenar nuk është i pashmangshëm ndërsa ekspertë të tjerë janë kritikë dhe pohojnë se mungon një plan aksioni për të përballuar një emergjencë tjetër të lidhur me koronavirusin e ri.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Italy#Evrope#TopChannel

Recommended