Kompania greke Cosmote-Telenor ble AMC - (23 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Kompania Cosmote-Telenor, pagoi gjysmën e shumës së ofruar për blerjen e aksioneve të AMC-së. Sipas burimeve nga Ministria e Ekonomisë Publike dhe Privatizimit, pagesa e shumës prej 43 milion dollarësh u bë në bazë të kontratës së shitjes së AMC-së, firmosur në 25 Korrik të këtij viti.

Në këtë kontratë ku është firmosur për palën tonë nga ministri Mustafa Muçi, për kompaninë greke Cosmote nga Evangelo Martigopulos dhe për kompaninë norvegjeze Telenor nga Evar Slipe, ishte vendosur që pagesa e 50% e shumës të bëhet brenda 30 ditëve nga data e fillimit. Ndërsa gjysma tjetër e shumës prej 85.6 milion dollarësh do të paguhet brenda gjashtë muajsh nga data e mbylljes së kontratës.

Sipas burimeve nga dikasteri i privatizimit me pagesën e gjysmës së shumës nga blerësit e AMC-së, pushon së funksionuari automatikisht dhe këshilli mbikqyrës që vepronte deri dy ditë më parë. Cosmote e Telenor do të investojnë 120 milion dollarë për zgjerimin e rrjetit dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit të operatorit celular shqiptar.

AMC mbulon aktualisht 26% të territorit të vendit me 50% të numrit të banorëve të Shqipërisë./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended