Ora News - Ndahet nga jeta “Partizani i vogël Velo” Konstandin Ropi

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare Konstandin Ropi, heroi i letrarizuar i subjektit të filmit ?Partizani i vogël Velo?.

Konstandin Ropi ka lindur në Leshnicë, Vithkuq në vitin 1930.

Ai mbeti jetim që në moshë të vogël, pasi i u vranë prindërit dhe doli në mal partizan në moshën 12-vjeçare.

Është personazhi real i filmit të Kinostudios ?Shqipëria e Re? që u kthye në heroin e filmit ?Partizani i vogël Velo?.

Pas Çlirimit ka mësuar në një shkollë ekonomike për kontabilitet në vitet 1947 ? 1948. Më pas ka studiuar në shkollat ushtarake në BS.

Në Tiranë përfundoi Shkollën e Bashkuar të Oficerëve dhe Akademinë Ushtarake. Më pas, kur mbaroi Akademinë Ushtarake shkoi me shërbim në Durrës ku shërbeu për shumë vite.

Pas daljes në pension u rikthye në vendlindje në Korçë.

Konstandin Ropi kishte në zotërim një arsenal dekoratash të marra për veprimtarinë e tij në luftë, si: medaljen e trimërisë, medaljen e flamurit, ndërsa në Moskë është dekoruar nga ish-presidenti rus Boris Jelcin me dekoratën e luftëtarit kundër Nazizmit.

Koco Ropi do të varroset sot në qytetin e Korçës në orën 14.00.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/ndahet-nga-jeta-partizani-i-vogel-velo-konstandin-ropi-heroi-qe-frymezoi-subjektin-e-filmit/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended