Audiobooks në Shqipëri/ Pandemia na ndryshoi edhe raportin me librin

  • 4 years ago
Pandemia përveç ndryshimeve në ekonomi duket se ka ndryshuar edhe mënyrën se si ne konsumojmë librin.


Audiobooks dhe iBooks janë platforma që gjithmonë e më tepër po rrokin fitime dukshëm në tregun ndërkombëtar.

Po cfarë po ndodh më Shqiperi ? A jemi ne në një linjë me atë që po ndodh në botë?

Irena Toci: Mendoj që edhe në tregun shqiptar do të ishte një gjë e bukur që te fillojë të aplikohet Audiobooks. Të gjitha shtëpitë e mëdha botuese në botë e bëjnë këtë, e kanë bërë prej kohësh. Mendoj që edhe me aktorët e mirë qe ne kemi në teatër. Zërat e mirë. Aktorët e rinj që mund të aktivizohen. Do të ishte një trendy që do ta ndiqnin edhe botuesit shqiptare pse jo.

Ne Shqipëri ekziston një platformë e quajtur Audiobooks.al që sjell në gjuhën tonë disa qindra libra. Megjithëse është në fillimet e saj sërish e ardhmja duket premtuese.

Avni Ponari: Është nje risi, është një ndihmë për të gjithë ata që duan të dëgjojmë librin. Ta dëgjojnë në shtepi, në plazh, në makinë e kudo.

Megjithatë ende ka një paragjykim sa i përket Audiobooks sidomos nga njerëz që preferojnë ta marrin librin nëpërmjet versionit klasik. A ështe Audiobooks për ?përtacët?, duke eleminuar ata që e kanë të nevojshëm ta marrin librin nëpërmjet Audiobooks.

Avni Ponari: Disa njerez nuk e pëlqejnë që dikush t?ua lexojë librin dhe ka të tjerë që e pëlqejnë. Por ky trend ështe mjaft i mirë, sepse ju vjen në ndihmë të gjitha kategorive të njerzve.

Irena Toci: Qëllimi yne kryesor është të rrisim numrin e lexuesve dhe ndoshta me këtë rast do arrijmë të përfitojmë të kemi edhe një gamë tjetër lexuesish, që në fakt do të jenë dëgjues të këtyre librave.

Sipas një raporti te fundit shitjet globale të Audiobooks në harkin e tre viteve janë rritur me 30 përqind. Duke e bërë këte treg te lulezoje. Lexuesit nuk joshen vetem nga lehtesia e aksesit të librave, por edhe mënyra se si këto libra serviren është një kënaqësi më vete.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Audiobooks#iBooks#TopChannel

Recommended