Thyen kampionët e Tiranës në finale, Teuta fiton kupën

  • 4 years ago
Kupa e Shqipërisë shkon në duart e Teutës.


Skuadra durrsake mundi në finalen shekullore të ?Air Albania Stadium?, Tiranën, me rezultatin 2-0 duke e mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshëm sezonin e saj në vitin e 100 vjetorit të themelimit dhe duke vulosur pjesëmarrjen në Europa League. Hoxha dhe Vila ishin ata që shuan ëndrrën e bardhebluve për të kurorëzuar një sezon perfekt me dopietë trofesh me Tiranën që ashtu si Teuta këtë fit mbush 100 vjeç.

fillimi i kësaj finaleje ishte shokues për skuadrën kampione të vendit që e pa veten në disavantazh që në minutën e dytë me anë të Rustem Hoxhës pas një goditje këndi. Ishte ky një gol që i dha shumë zemër Teutës në minutat e para me skuadrën durrsake që iu afrua edhe golit të dytë me Emiliano Vilën. Gjithsesi Tirana përpiqet të reagojë dhe krijon rastet e saj me Torasën, por bardheblutë e kanë të vështirë të mposhtin portierin Stivi Frashëri dhe pjesa e parë u mbyll 1-0 për Teutën.

Në pjesën e dytë, Tirana regjistron shanse të tjera të shënimit të golit të barazimit, por ajo që e fjeti atë ishte përsëri Teuta. Lorenco Vila përfitoi nga një gafë e Kristi Vangjelit për të dërguar topin në portën e kampionëve të Shqipërisë dhe për të çuar në 2-0 rezultatin e ndeshjes që i mbylli praktikisht llogaritë e kësaj finaleje. në fund Teuta ngriti trofeun e këtij kompeticioni që ishte i 4 për të dhe Tirana konfirmohet si ?hajmalia? e skuadrës bregdetare përsa i përket finaleve

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Teuta#TopChannel

Recommended