Pas bllokimit të autoboteve nga policia, “stil i ri” i mjeteve që të bëjnë zgjimin

  • 4 years ago
Banorëve të zonës së Xhamllikut dhe lagjeve të tjera në Tiranë çdo ditë që në orët e para të mëngjesit u bëhet zgjimi nga ulërima të artopolantit që njofton mbërritjen e Ujit të Selitës.

Në rubrikën ?Ti Raporton? në Top Channel kanë mbërritur një mori me ankesash dhe videosh që tregojnë tregtimin ilegal të ujit nëpër kryeqytet nga autobote të palicensuar.

Bashkia e Tiranës dhe policia e shtetit muaj më parë bllokuan disa autobote me ujë selite, por keto video tregojnë së ky lloj biznesi i paligjshëm ka lulëzuar në kohë pandemie. Uji i autobotë që ofrohet tek konsumatori është i pakontrolluar, rastet kur ky ujë ka rezultuar me ngarkesë baktereologjikë nuk kanë qenë të pakta. Ky ujë që kushton më pak se ai i ambalazhuar, sjell probleme serioze për shëndetin e qytetarëve.

Në të shkuarën depozitat e këtyre automjeteve ishin lehtësisht të dallueshme, ndërkohë tani siç mund ta shihni në këtë filmim, pronarët e tyre për ti shpëtuar vëzhgimit të policisë bashkiake, kamionçinën e mjetit ku është vendosur depozita e kanë mbuluar me tendë. Uji i ngarkuar në këtë mjet nuk është i shoqëruar me fletë-analiza që të garantojë siguri tek konsumatori.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Tirane#Autobote#TopChannel

Recommended