Top News - ‘Fluturonte’ me 200 km\h/ Shpejtësia, policia heq 19 patenta

  • 4 years ago
Gjatë orëve të vona të mbrëmjes Policia Rrugore ka zhvilluar kontrolle me radarë në aksin Sauk-Teg për të parandaluar të gjithë aksidentet si pasojë e shpjetësisë së normave të lejuara si dhe ka pasur pika kontrolli për të pikasur shoferët që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit.
Gjatë kontrolleve është kapur një mjet që qarkullonte me shpjetësi 198 km/h, në një rrugë ku shpejtesia maksimale e lejuar është 90 km/h. Në një aksion disa orësh, Policia hoqi 12 leje drejtimi, për shpejtësi që variojnë nga 132 deri në 198 km/h dhe 7 të tjera për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Dy drejtues mjetesh janë prangosur pasi u kapën duke ngarë mjetin kur kishin konsumuar alkool. Gjithashtu gjatë natës janë vendosur 5 gjoba maksimale, me nga 30 mijë lekë të reja secila, ku ndër shkelësit kanë qenë edhe rezidentë në Bashkimin Europian.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Policia#TopChannel

Recommended