Report TV -A do ta shpëtojë turizmi ekonominë e Shqipërisë së prekur nga COVID-i?

  • 4 years ago
Nisi në muajin mars, me mbylljen e kufijve ajror, tokësor dhe detar, nga Bashkimi Evropian pasi COVID-19 filloi shtrirjen dhe atje.

Mjaftuan pak ditë që edhe Shqipëria të bëhej pjesë e kësaj vorbulle, që ende nuk i dihet fundi ndërkohë që enigma vazhdon, nga erdhi virusi? Kush e shkaktoi? Kur do zhduket? A ka vaksinë kundër tij? E një sërë pikëpyetjesh të tjera që nisën si sfida shëndetësore dhe u përkthyen në kriza ekonomike në çdo sektor.

Në vend humbjet financiare filluan më 10 mars, ku qeveria vendosi mbylljen e bareve dhe restoranteve, e pasuar nga izolimi total, mbyllja e kufijve. Pandemia COVID-19 gjunjëzoi turizmin vendas. Goditja e marrë në prag të sezonit, anulimi i rezervimeve për pushime, biznes apo edhe arsye të tjera, mbylli edhe një sërë biznese që ligjërisht ishin të hapura të vijonin aktivitetin, si agjencitë turistike, guidat apo hotelet.

Recommended