Top News - Konservatorët europianë/ Kundër ndryshimeve Kushtetuese

  • 4 years ago
Partia e Konservatorëve dhe Reformistëve Europianë ? ECR, ka reaguar përmes një deklarate mbi votimin në parlament të ndryshimeve kushtetuese, të cilat i cilëson në kundërshtim me orientimin europian të Shqipërisë. Sipas ECR këto ndryshime bien ndesh me rekomandimet e OSBE-se dhe janë të papajtueshme me standardet e NATO-s dhe Bashkimit Europian.

?Partia e Konservatorëve dhe Reformatorëve Europianë- ECR dënon me forcë thyerjen e qëllimshme nga kryeministri Rama të konsensusit që partitë politike në Shqipëri arritën në 5 qershor me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, për Reformën e Kodit Zgjedhor të Shqipërisë. Veprimi i njëanshëm i qeverisë Rama për të ndryshuar Kushtetutën, duke ndryshuar rregullat elektorale vetëm disa muaj para zgjedhjeve të planifikuara, me qëllim për të ndaluar partitë e opozitës të krijojnë koalicione elektorale, shkon kundër orientimit europian të Shqipërisë?, thuhet ndër të tjera në deklaratë

Partia e Konservatorëve dhe Reformistëve Europianë kërkon nga shumica në pushtet që ti qëndrojë Marrëveshjes së 5 qershorit dhe kodifikimit konsensual të kësaj marrëveshje që është miratuar dhe është tashmë ligj.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Konservatoret#NdryshimetKushtetuese#TopChannel

Recommended