Report TV - Si çdo verë Shqipëria mbulohet nga zjarret

  • 4 years ago
1.Zjarr i përmasave të mëdha në zonën e Limionit. Kjo zonë është dhënë me koncension dhe është projektuar për t'u ndërtuar si një qytezë e re. Në vendngjarje po shkojnë 2 automjete zjarrfikëse të Sarandës.
2. Mali i Shëngjinit është përfshirë nga flakët ashtu si edhe mali i Kalarriqit. Zjarri vijon prej disa orësh, ndërsa ende nuk ka asnjë ndërhyrje për shuarjen e flakëve. Zjarri rrezikon disa banesa. Ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit të vështirë.

3.Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë masivin pyjor të Sulit në bashkinë e Devollit. Sipërfaqja e djegur me pyje është e konsiderueshme. Vatra e zjarrit e cila ka qenë aktive prej ditës së djeshme tashmë është duke u vënë në kontroll nga forcat zjarrfikëse.

Recommended